Një palestinez ka humbur jetën si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtria izraelite gjatë bastisjeve të saj në qytetin Jenin dhe kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Në deklaratën me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se palestinezi Abdullah al-Saadi u plagos rëndë kur ushtria izraelite hapi zjarr gjatë bastisjes në Jenin.
Al-Saadi i cili ishte plagosur ka ndërruar jetë në spitalin ku është dërguar.
Ndërkohë, vazhdojnë bastisjet e forcave izraelite në qytetin e Jeninit dhe kampin e refugjatëve në Jenin, të cilat nisën herët në mëngjes./aa