Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot rastin e Anjezës, me profesion mësuese, e cila ka ndjekur edhe pasionin e saj për bujqësinë.
Në një sipërfaqe prej 1.5 hektarë ajo kultivon shegë, mandarina, portokaj dhe limonë të një cilësie të lartë.
Prodhimi i shegës shkon për eksport ndërsa mandarina, portokalli dhe limoni për tregun vendas.
Ministrja Denaj thekson se, Anjeza këtë vit është e kënaqur nga rendimenti i prodhimit./ata