Një flamur i Azerbajxhanit është përfshirë në Librin e Rekordeve Guinness si flamuri më i madh i valëvitur në botë.
“Flamuri i Azerbajxhanit është përfshirë në Librin e Rekordeve si flamuri më i madh në botë. Gjerësia e tij është 36 metra, gjatësia 72 metra dhe pesha e tij totale i kalon 500 kilogramë”, tha të premten Afsana Mehdiyeva, një përfaqësuese zyrtare e Departamentit të Bulevardeve të Bakusë.
Mehdiyeva tha se flamuri i ngritur në Sheshin e Flamurit Kombëtar në kryeqytetin Baku u përfshi zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness më 6 nëntor.
Më herët, flamuri ishte futur tashmë në Librin e Rekordeve për lartësinë e shtizës së flamurit, por kjo ishte para mbylljes së Sheshit për riparime në vitin 2017, shtoi ajo.
“Për momentin certifikata e re lidhet me përmasat e flamurit të vendosur në shesh. Tashmë është konfirmuar zyrtarisht përfshirja e flamurit tonë në Librin e Rekordeve”, tha zyrtarja.
Sipas Rekordeve Botërore Guinness, gjashtë rrobaqepës mjeshtër e kanë qepur flamurin për dy javë.
Flamuri u ngrit në shtizë dje nga presidenti Ilham Aliyev, një ditë para Ditës së Flamurit./aa