Kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, njoftoi në rrjetet sociale se vijojnë punimet për mbrojtjen lumore dhe zgjatimin e pedonales në zonën e Goricës, në segmentin nga Ura e Goricës deri tek Ura e Velabishtit.

Sipas Demës, kjo rrugë panoramike do të lehtësojë aksesin turistik në lagjen Goricë, duke ofruar mundësi për shëtitje përgjatë pedonales së re buzë lumit Osum, si dhe siguri në qarkullimin e automjeteve.

Investimet në infrastrukturë në Berat i vijnë në ndihmë turizmit. Qyteti i 1 mbi 1 dritareve është shndërruar vitet e fundit në një atraksion turistikë gjithëvjetor për vizitorët huaj dhe vendas.

Në një intervistë për ATSH-në, kryebashkiaku Demo theksoi se Berati nuk ka më atë sezonin tipik që arrinte kulmin kryesisht në muajt e verës, pasi është i vizitueshëm në çdo kohë. “Kemi pasur një sezon atipik, që ka nisur që me fillimin e vitit, në janar dhe vijon ende. Një turizëm që ne e quajmë gjithëvjetor”, u shpreh ai.

Ne, tha Demo, nuk i ndajmë turistët nga ata me pasaportë shqiptare apo ata me pasaportë të huaj.

“Për të folur me shifra pastaj, 800 mijë vizitorë ka pasur deri në muajin shtator. Nga këta, rreth 85% e vizitorëve janë të huaj”, theksoi Demo./ata