Qeveria e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi shtatë milionë euro për garantimin e kredive në kuadër të masës 2.2 nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.
Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se këto mjete financiare kanë për qëllim që bizneset dhe eknomia e vendit të ketë qasje më të lehtë në financa, duke mos pasur nevojë që të ofrojë hipoteka si garanci, raporton KosovaPress.
Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti deklaroi se Fondi Sovran është jetik për rritjen ekonomike dhe shtimin e investimeve. Ai, teksa foli për paralajmërimet opozitare që Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë Ligjin për Fondin Sovran, tha se duhet të “ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive e progresiste”.
/Kosovapress/