Një incident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në një prej plazheve më të njohura të Stambollit, Avcılar, ku tre persona kanë shtypur me makinë një person, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

 

Por, ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje është arsyeja se përse ndodhi. Mësohet se shkak është bërë një debat mes palëve për një pako patatina, në strehën e peshkatarëve në Ambarlı Mahallesi.

 

Diskutimi që agravoi më pas ndodhi mes Israfil Ozan Alkaşi, Abdülkadir A., ​​Ferhat A. dhe Necat S. Në diskutim e sipër, Israfil Ozan Alkaşi u shtyp nga një makinë me targa 34 PF 7357 nën drejtimin e të cilës ishte Abdülkadir A., i cili u largua me shpejtësi.

 

 

Ekipet e Departamentit të Policisë Avcılar fillimisht identifikuan targat e automjetit, më pas drejtuesin dhe personat e tjerë që ishin bashkë me të, dhe vetëm disa minuta më pas ata janë arrestuar.