Babë e bir në Shijak të Durrësit janë arrestuar pasi janë kapur me armë pa leje në banesë e makinën me të cilën lëvizte 21-vjeçari. Në pranga kanë rënë Gjelosh Hajdari, 52 vjeç, dhe Armando Hajdari 21 vjeç.

 

Në kuadër të operacionit “Pjezga” u sekuestruan 1 armë zjarri dhe 2 armë të ftohta (pistoletë, dorezë dhe shkop metalik).

Arma e zjarrit u gjet në banesën e tyre, ndërsa armët e ftohta, në automjetin me të cilin qarkullonte 21-vjeçari.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.