Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një dalje për mediat tha se socialistët janë të hapur për të diskutuar me opozitën për ligjin për ‘Dosjet’.

 

Balla tha se propozimet e opozitës bëjnë sens, ndërsa theksoi se pa humbur kohë duhet të bëhen bashkë propozimet e PD dhe PS dhe të shkohet në një zgjidhje konkrete ligjore.

 

“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar. Ajo që na duhet pa humbur kohë është që t’i bëjmë bashkë dy propozimet që të shkojmë te zgjedhja konkrete, ligjore. Propozimi ynë është i hapur që ta diskutojmë me grupin e PD. Duhet t’i hapim rrugë. Besoj që do ta votojmë. Ne duam që të shkojmë te propozimi ynë, por ka dhe një propozim dhe opozita. Jemi të hapur të diskutojmë çdo formë, me rëndësi është rezultatit përfundimtar.”, tha Balla.