Përplasja e 3 automjeteve në një autostradë në Gjermani ka shkaktuar 7 viktima dhe 3 të plagosur rëndë.  

 

Në aksident u përfshinë një BMW, një Volkswagen dhe një Mercedes, ku njëri prej drejtuesve kishte hyrë në korsinë e kundërt duke shkaktuar aksidentin tragjik.

 

Dy nga automjetet e përfshira në aksident kanë shpërthyer në flakë pas përplasjes duke u shkrumbuar së bashku me 6 personat që ndodheshin në automjet, ndërsa makina e tretë është përmbysur në anë të rrugës.

Autostrada ku ndodhi aksidenti u mbyll përkohësisht, ndërsa banorëve të zonës iu kërkua të mbanin dritaret dhe dyert të mbyllura për shkak të tymit të madh që u çlirua nga djegia e dy makinave.

 

Ministri i Brendshëm, Georg Maier deklaroi për ngjarjen se ishte i tronditur dhe se imazhet e aksidentit do të kenë ndikim për një kohë të gjatë tek ai.

 

Ekspertë janë duke shqyrtuar shkaqet e aksidentit dhe veçanërisht shkaqet e shpërthimit në flakë të dy automjeteve.