Është shtyrë seanca në Gjykatën e Elbasanit për shtetasin rus, Mikhail Zorin i cili akuzohet në vendin tonë për spiunazh.

 

Seanca u shty, pasi prokurori i çështjes kërkoi kohё pёr t’u njohur me aktet e dosjes. Zorin kërkon ndryshimin e masës së sigurimit, pasi sipas avokatit të tij, kanë kaluar afatet kohore të paraburgimit.

 

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit dhe kërkoi që të paraqitet informacion mbi hetimet, pёr kёtё shkak caktoi datёn 14.04.2023 ora 13.00, pёr seancёn e rradhёs.