Një video tregon momentin e frikshëm, ku një fermere i shpëton vdekjes, ndërsa sulmohet nga një lopë.
Matthew Blair, një fermer që mban lopë dhe dele nga afër Penrith në Cumbria, bëri publike pamjet kur gruaja e tij Dani u sulmua rreth orës 1:49 të mëngjesit të së dielës, nga një lopë.
Në video, shihet momenti kur Dani sulmohet nga lopa duke e goditur me kokë. Ajo rrëzohet në tokë dhe lopa vazhdon ta kafshojë tek këmba e saj.
Fatmirësisht, bashkëshorti i saj ndërhyri në kohë dhe e largoi lopën nga Dani, e cila ndodhej shtrirë me plagët e marra.
Blair shkroi në Twitter: Kjo lopë ka qenë me ne për 7 vjet, ajo lind çdo vit dhe është një nga lopët më të qeta në fermë. Kjo është arsyeja pse nuk duhet t’i besoni kurrë kafshëve që rrisni. Nata e kaluar nuk ishte e mirë. Dani është mirë, ka marrë vetëm mavijosje në trup, por nëse ajo do ishte e vetme duke punuar, mund të ishte ndryshe.
Sipas shifrave më të fundit të disponueshme nga Ekzekutivi i Shëndetit dhe Sigurisë (HSE) 32 njerëz janë vrarë nga lopët midis 2018 dhe 2022, 20 për qind e të gjitha vdekjeve në industrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit.
.