Gjykata e Tiranë caktoi arrest me burg për Alban Bejo i cili u arrestua pasi morën peng bashkë me vëllain e tij Fatmir Bejon që ndodhet në kërkim, shtetasin Gjergji Fela me pretendimin e një borxhi. Alban Bejo ka pretenduar para togave të zeza të dhomës penale, se nuk e kanë marrë peng 47-vjeparin, por i kanë kërkuar shkyerjen e borxhit financiar që pretendon se iu kishte.
"Kontaktuam për tu takua me Gjergjin. Ai i ka marrë një shumë prej 25 mijë eurosh vëllait tim, Fatmirit. Pavarësisht se u kontaktua disa herë dhe iu kërkua detyrim, nuk e shleu. E kami thirrur vetëm për ti klrkuar paratë tona, se kemi marrë peng".
Alban Bejo ra në pranga të efektivëve të Komisariatit nr 6 ndërsa për Fatmir Bejon masa është vendosur në mungesë për shkak se ende nuk është arrestuar. Vëllezërit Bejo, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, 47 vjeçarin, duke e kanosur e dhunuar atë, me pretendimin se u kishte borxh një shumë parash. Dy autorët rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, në organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik. Ndërkohë, biznesmeni i fushës së ndërtimit, Gjergji Fela nuk rezulton i skeduar për veprimtari kriminale.