Victoria Beckham është shumë e kujdesshme për dietën e saj dhe nuk gabon kur bëhet fjalë për programin që ndjek. Kur ajo del për të ngrënë, kuzhinierët janë në ‘luftë’ për të përmbushur kërkesat e saj.

 

Një kuzhinier i njohur spanjolle, me restorante të shumta në Spanjë dhe në botë, ka ndryshuar të gjithë menunë e një dasme për ta kënaqur.

Dani Garcia, ndau përvojën e tij kur në një moment të jetës së tij e gjeti veten duke i shërbyer Victoria Beckham në një dasmë. Shefi i kuzhinës kuroi menunë e dasmës së ish-yllit të Real Madridit, Sergio Ramos, i cili u martua me modelen Pilar Rubio. Ai tha:

 

“Victoria Beckham ndryshoi të gjithë menunë. Ishte shumë e trishtueshme për përpjekjet që ishin bërë jo vetëm nga unë dhe ekipi im, por edhe nga nusja dhe dhëndri”.

 

Sipas tij, ajo kërkoi diçka krejtësisht të ndryshme nga ajo që kishte sugjeruar shefi i kuzhinës, kryesisht në bazë të perimeve.

 

“Ajo donte një tas me nenexhik dhe xhel hidroalkool, i cili tani është shumë i famshëm, por kur u bë dasma nuk ishte aspak e lehtë për t’u gjetur. Prandaj ishte e komplikuar t’i shërbeja Victoria Beckham-it atë natë.”