Shtyhet afati i dokumenteve të identitetit për shtetasit shqiptar, që skadojnë më 14 maj.

 

Lajmin e bëri të ditur, në një prononcim për mediet, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

 

Çuçi u shpreh se, “kjo shtyrje vjen si rezultat i një konsultimi me KQZ që mbart shqetësimet e partive politike, duke parë numrin e madh të dokumenteve të identitetit që skadojnë apo kanë skaduar deri në datën 14 maj.

 

“Vendosëm ta shtymë afatin dhe në këtë mënyrë gjithë shtetasit do mund të votojnë në 14 maj pavarësisht se ID e tyre ka skaduar”, tha Çuçi.