Një nga katër britanikët e shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj rezulton të jetë dënuar dhjetëra herë në Britaninë e Madhe.

 

Sipas News24, shtetasi britanik Harry Simson rezulton i dënuar 27 herë në Britaninë e Madhe.

 

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë që disponon prokuroria në kuadër të hetimeve të kryera, në momentin kur ndodhi vrasja ai ka marrë dhe birrën me vete.

 

Biznesmeni Ardian Nikulaj, 51 vjeç, u qëllua shtatë herë me pistoletë nga një person i armatosur i maskuar, i veshur me helmetë dhe xhaketë, brenda në ambientet e lokalit.

 

Katër britanikë, tre burra dhe një grua, janë shpallur në kërkim pas vrasjes së dyshuar të Nikulajt:

 

Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)

 

Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

 

Harry Simson, shtetas britanik

 

Harriet Bridgeman, shtetase britanike

 

Thomas Mithan, shtetas britanik

 

Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt