Një konflikt është regjistruar rreth orës 3 të mesnatës në afërsi të spitalit Nënë Tereza, përballë një lokali. Mësohet se 2 grupe te rinjsh janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ndërsa njeri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër, por nuk është lënduar njeri.

 

 

 

Ndërkohë njëri nga 8 djemtë të cilët ishin të moshave 18- 20 vjeç ka marre një dëmtim të lehtë në këmbë sepse është rrëzuar. Gazetari Igli Çemeta raporton për BalkanWeb se shkak i konfliktit mes 2 grupeve te të rinjve ka qenë një djalë, i cili ka ngacmuar të afërmen e një djali të grupit tjetër.

 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur armën me të cilën e posedonte njeri nga djemtë dhe më pas i ka shoqëruar.