Një 59-vjeçar është arrestuar në Berat pasi kreu veprime të turpshme ndaj një shtetase të mitur, në hyrje të pallatit ku ajo banonte.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se rasti është kallëzuar në Polici nga vetë 13-vjeçarja. Menjëherë blutë e Beratit kanë marrë masa duke vënë në pranga 59-vjeçarin me iniciale F. P..
Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vepra të turpshme”.