Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku një 60-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50, në lagjen nr.12, Durrës.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasja E. K., rreth 60 vjeçe, vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Si pasojë e incidentit, e moshuara ndodhet në spital ku po merr aktualisht ndihmën mjekësore.
“Rreth orës 10:50, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, shtetasja E. K., rreth 60 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
60-vjeçarja po merr aktualisht ndihmën mjekësore”, tha policia.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.