Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar verifikim i thelluar për 10 kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe 28 anëtarë të këshillit bashkiak.

 

 

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se KQZ ka bërë publike emrat dhe formularët e vetëdeklarimit të atyre që janë dërguar për hetim të thelluar.

 

“Për procesin e dekriminalizimit kemi vendosur për të kërkuar verifikim të thelluar prej prokurorisë. Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie. Janë 28 kandidatë për anëtar të këshillit bashkiak të cilët janë dërguar për hetim të thelluar. Sipas detyrimit që KQZ i ka bërë publik formularët e vetëdeklarimit për të gjithë kandidatët por edhe emrat e atyre që janë dërguar për hetim të thelluar”, tha Celibashi.

 

 

Kështu, për verifikim të thelluar janë dërguar:

 

Kreshnik Hajdari, kandidat për kryetar bashkie, “Partia Socialiste”, për Bashkinë Kuçovë.

Artur Bushi, kandidat për Kryetar Bashkie, “Partia Socialiste”, Krujë.

Kristian Shkreli, kandidat për Kryetar Bashkie, “Partia Socialiste”, Vau i Dejës.

Begir Mulaj, kandidat për Kryetar Bashkie, “Partia Socialiste”, Has.

Rezeart Tusha, kandidat për Kryetar Bashkie, Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Shijak.

Elvis Hajderlli, kandidat për Kryetar Bashkie, Koalicioni “Bashke Fitojme”, Devoll.

Dhionisios (Alfred) Beleri, kandidat për Kryetar Bashkie, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” Himarë

Agron Kapllanaj, kandidat për Kryetar Bashkie, “Partia Demokratike”, Mallakastër.

Abedin Oruçi, kandidat për Kryetar Bashkie, “Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë”, Kukës.

Qerim Ismail Ismailaj, kandidat për Kryetar Bashkie, “Partia Socialiste”, Mallakastër.