Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për media ku i bën thirrje çdo qytetari që të marrin pjesë në votime në zgjedhjet e14 Majit.
Në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se bojkotimi i zgjedhjeve do të thotë që Rilindja të vijojë të mbetet në pushtet.
I pyetur nga gazetarët nëse mbështetësit e PL ishin të përfshirë në polici shit-blerje vote, ai ka thënë se këto raste nuk kanë lidhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Sipas tij, ngjarje të tilla janë të inskenuara nga Bledi Cuçi.
“Këto janë pa lidhje. Rast i qartë kjo është lojë e Bledi Cuçit, inskenues i lajmeve të tilla nuk ka lidhje me shtabin tonë. Tani do ketë lajme të tilla dhe të gjithe diplomatet e dine se kush po përdor burimet shtetërore. Janë inskenime të mjera të Cuçit, një kapterr i Ramës”, u shpreh Meta.