Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht, kreu i PS-së, ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e kandidatit të PS-së për kryebashkiak të Vlorës, Ermal Dredha drejtuar qytetarëve për zgjedhjet e 14 majit.

 

“Me Ermalin e Vlorës që do të vrapojë edhe më shpejt VETËM PËRPARA”, shprehet Rama.

 

Dredha shprehet se “Vlora është një qytet evropian në mesdhe ku punohet dhe jetohet aty ku puqen dy dete. Me një kurorë kodrash me ullinj dhe male krenar si vetë njerëzit”, shprehet ai.

 

Sipas tij, Vlora është një qytete që me kalimin e kohës u rrit dhe mund të vazhdojë rritjen.

 

“Duke rritur mirëqënine dhe më shumë shërbime për njerëzit e tij, për bizneset dhe për turistët. Ky është një qytete me një identitet unik, i pavarur por i hapur, me një histori mijëra vjeçare, me një të tashme premtuese dhe me një të ardhme të sigurt”, thekson në mesazhin tij kandidati për kryetar Bashkie në Vlorë, Dredha.