Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm disa foto nga Liqeni i Shirokës në Shkodër. Mes fotove janë edhe modele të disa prej varkave turistike të cilat, Rama bën me dije se së shpejti do jenë në dispozicion të vizitorëve.

 

Varkat e veçanta turistike të cilat bashkia e Shkodrës do t’i vendosë në dispozicion të vizitorëve, do të financohen me mbështetjen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.  

“Mirëmëngjes, dhe me këtë pamje prehëse nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, si edhe me disa foto të modelit të varkave turistike, të cilat së shpejti do të vihen në dispozicion të vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj të diel të paqtë”- shkruan Rama.

.