Teksa ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për kryetarë bashkie, vijon numërimi në pjesën më të madhe të vendit për Këshillat Bashkiakë.

 

Në rang kombëtar, deri më tani kryeson Partia Socialiste.

 

Ndërkaq ajo që vihet re është se me votat e deritanishme Partia Social Demokrate kryeson me mandate në tre qytete: Fushë Arrëz, Pukë dhe Mirditë.

 

Të dhënat janë paraprake, pasi numërimi për anëtarë të këshillit bashkiak vijon e si rrjedhojë rezultatet mund të ndryshojnë.