Pas humbjes së thellë së opozita në zgjedhjet e 14 majit, ish-kryeministri Sali Berisha, ka dalë një prononcim për mediat nga selia blu.

 

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te raporti i OSBE-ODIHR, dhe tha se ky raport dëshmon se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lire.

 

I pyetur nga gazetarët mbi rastin e Shkodrës, e cila pas kaq shumë vitesh u fitua nga PS, Berisha tha se Shkodra ka votuar nën pushtim të vërtetë. Sipas tij të gjitha pollet nxirrnin Bardh Spahinë fitues në Shkodër.

 

“Shkodra votojë nen pushtim të vërtetë. Të gjitha pollet e kundërshtarëvë tanë por edhë tonat e nxirrnin Bardh Spahin 14-16 pikë përpara”, tha Berisha.

 

Teksa u pyet nëse do të japi dorëheqjen nga opozita pas kësaj humbjeje, ai ka theksuar se nuk do të tërhiqet kurrë para bandave kriminale.

 

“Unë nuk tërhiqem kurrë para bandave kriminale”, tha Berisha.