Joao Mendes (Joao de Assís Moreira), djali i legjendarit Ronaldinho Gaúcho, ka qenë në një periudhë prove te Barcelona që nga fillimi i janarit.

 

17-vjeçari, i cili së fundmi ka ndërprerë kontratën me klubin brazilian Cruzeiro, luan si sulmues, ka pasaportë spanjolle dhe përfaqësohet nga xhaxhai i tij, Roberto de Assis.Në një bisedë në RAC-1, Ronaldinho e bëri fakt të kryer nënshkrimin e djalit të tij Joao Medes (22/02/2005) për Barcelonën.

 

“Unë nuk jam kurrë jashtë klubit. Barcelona është pjesë e jetës sime. Kudo që shkoj, e marr Barcelonën me vete. Me ardhjen e djalit tim te Barça, do të jem më i pranishëm këtu”, ka rrëfyer Ronaldinho në programin “Tu Diràs”.