Policia e Kolumbisë ka arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet se ka lidhje me grupet e trafikimit të drogës në vendin amerikano-jugor. Në pranga u vu Besnik Nikolli, i njohur në vendin latin me nofkën “El Gordo – I shëndoshi”.
Besnik Nikolli ndoshta do të kishte vijuar jetën në arrati sikur të mos “tradhtohej” nga dobësia e tij për gratë.
Prej më shumë se 10 vitesh, oficerë të inteligjencës nga të paktën katër vende kanë qenë në kërkim të Nikollit, si drejtues i një organizate shqiptare në trafikune kokainës, heroinës dhe drogave të tjera në rajon, nga Lioni i Francës.
Në dosjen e tij thuhet se oficerët e inteligjencës nga Europol dhe Interpol morën informacion se Nikolli vendosi në vitin 2021 të transferohej në Kolumbi për të krijuar aleancat me kartelet që veprojnë në vend.
Ai ka qëndruar i fshehur në një lagje të njohur të Santa Martës për dy vjet pa u zbuluar. Por ndërkohë sipas një investigimi të prestigjiozes, EL TIEMPO-s ai ishte aktiv në rrjetet sociale madje komunikonte dhe shkëmbente foto me gra të ndryshme që njihte në rrjet. Ka qenë një seri fotosh dërguar këtyre grave çelësi për gjetjen e vendndodhjes së tij.
Besnik Gjergji Nikolli sipas punës së inteligjencës, kishte lidhje me strukturat e trafikut të drogës në Shqipëri, Holandë dhe Gjermani, të cilët ishin partnerë të tij në Evropë dhe ishin përgjegjës për marrjen e lëndëve narkotike.
EL TIEMPO hetoi dhe konstatoi se bosi shqiptar u kap pasi agjentët e inteligjencës franceze përdoren si karrem për ta kapur një llogari online të një gruaje dhe kaq u desh që Nikolli të binte në kurth.
Përtej llogarisë, ishte një agjent i fshehtë, i cili fitoi besimin e Nikos dhe e shtoi atë në rrjetet sociale, tha një burim gjyqësor për këtë gazetë.
Sipas autoriteteve, shqiptari rrallëherë dilte nga rezidenca e tij, një apartament modest në lagjen San Pablo në Santa Marta, ku organizonte festa me gra që i paguante. “Ai u thoshte zonjave se jetonte në Bogota dhe se shkonte në bregdet vetëm për një shëtitje,” siguroi një burim gjyqësor.
Disa kohë më vonë ai filloi t’i dërgonte agjentit të fshehtë fotografi të udhëtimeve dhe pasurive të tij. Në një nga fotot u zbulua edhe vendndodhja gjeografike e tij.
Fqinjët e pyetur u thanë autoriteteve se u dukej ekstravagant, stili i jetesës së izoluar që i huaji bënte dhe kjo i kishte vënë shpesh në dyshime.