Policia e Durrësit ka identifikuar dhe ka gjobitur drejtuesin e një automjeti, i cili lëvizte në trotuar.

 

Në një njoftim për mediat, uniformat blu bëjnë me dije se pas publikimit të videos në të cilën makina shfaqej duke qarkulluar në pjesën e dedikuar këmbësorëve, kanë ndëshkuar shoferin me gjobë 18 000 lekë të rinj.

 

“Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës kanë kryer verifikimet për automjetin dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, me masën administrative 18 000 lekë të rinj, bazuar në Kodin Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri”-njofton policia.