Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur sot ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar nga tetë persona të veshur me uniforma ushtarake.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shqiptare deklaron se po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi.

“Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor. Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimim e autorëve”, deklaron ambasada.

Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze./ata