Kantieri i rrugës Ballaban (Këlcyrë)–Memaliaj-Berat në Lotin 3 po ecën me ritme të shpejta.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kantieri të cilin e cilësoi “një investim i shumëpritur që do të shkurtojë distancën e udhëtimit mes Këlcyrës, Përmetit, Tepelenës, Memaliajt dhe Gjirokastrës me Beratin, por edhe duke krijuar akses më të afërt me Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat””.

“Aktualisht Autoriteti Rrugor Shqiptar po punon me rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave, gërmimin dhe formimin e trupit të rrugës, si dhe ndërtimin e veprave të artit. E gjithë kjo infrastrukturë do të jetë pa dyshim edhe në shërbim të turizmit me natyrën përrallore të fshatrave të Memaliajt dhe agroturizmit që sapo ka nisur të lulëzojë”, u shpreh Rama.

Gjatësia e këtij loti që fillon në Ballaban dhe përfundon në afërsi të fshatit Buz, është 16 km.

Segmenti rrugor Berat-Ballaban, me një gjatësi prej afro 60 kilometrash, prek katër bashki, Berat, Poliçan, Memaliaj dhe Këlcyrë dhe iu shërben afro 150 mijë banorëve./ata