Sali Berisha tha se ai dhe deputetët që e përkrahin nuk do ta votojnë projektligjin për rritjen e rrogave.

 

Berisha tha para mediave se  akti i parë duhet të jetë rritja e minimumit jetik deri në 200 euro.

 

Sipas Berishës, rritja e minimumit jetik dot ulte varfërinë në vendin tonë.

 

‘Pasi mashtroi shqiptarët duke paraqitur rrogën e presidentit, të admiralit dhe të të razartit të gjitha këto nga 2.2 në 4.6 mln rritje, soli në parlament një ligj në të cilin ata që janë në nevojë, përfitojnë një rritje 1.5 ose 1%. në akt i tillë është jashtë çdo imagjinate. Kam qenë për rritjen e rrogave, por sot kjo farzë, ky akt në të cilin rriten dyfishohen rrogat e zyrtarëve më të lartë dhe zbresin me 1%. Dje kam insistuar që ky proces të fillojë me vendosjen e minimumit jetik prej 200 eurosh. Minimumi jetik zbut edhe varfërinë. Ishte një masë plotësisht e mundshme. Ne nuk e votojmë! S’jemi kundër rritjes së rrogave, por jemi kundër mashtrimit.’- tha Berisha.