Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka falënderuar presidentit Bajram Begaj për solidaritetin e Shqipërisë ndaj vendit të tij.

Në një postimi në rrjetin social X, Zelenski shprehet se pret me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane.

Faleminderit për fjalët tuaja të mira dhe solidaritetin e palëkundur me Ukrainën, Bajram Begaj. Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Evropën në tërësi”, shkruan Zelenski në X, ndërsa ka shpërndarë postimin e presidentit Begaj./ata