Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, si pjesë e kërkimit për një zgjidhje për krizën midis vendit të tij dhe Rusisë dhe përpjekjeve për të forcuar marrëdhëniet.

Sipas agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite (SPA), Zelensky dhe delegacioni i tij shoqërues paraprakisht u mirëpritën nga Zëvendësemiri i Riadit, Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, në Aeroportin Ndërkombëtar Mbreti Khalid në kryeqytetin Riad.

Sipas televizionit Al Arabiya, gjatë takimit Zelenskyy-bin Salman janë shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe dhe është diskutuar forcimi i bashkëpunimit dhe mundësitë e dialogut për zgjidhjen e “krizës Rusi-Ukrainë”.

Zelensky kishte vizituar më parë Arabinë Saudite në maj 2023. Riadi ka luajtur rol në përpjekjet për zgjidhje të krizës ose në shkëmbimin e të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Para vizitës së Zelenskyyt në Arabinë Saudite, Vyacheslav Volodin, kryetar i Dumës së Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit në Rusi, u takua dje me Princin e Kurorës bin Salman në Riad./aa