Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin që i hap rrugë shpronësimit të banorëve që preken nga ndërtimi i linjës 400 kV Shqipëri-Maqedoni e Veriut.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit për pasuritë e llojit “arë”, “vresht”, “ullishte”, “pemëtore” dhe “truall”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 5 808 101 (pesë milionë e tetëqind e tetë mijë e njëqind e një) lekësh.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 5.8 milionë lekësh përballohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit./ata