Çdo fermer që kultivon perimet, luleshtrydhen dhe rrushin në serra, i regjistruar me NIPT, nëse bashkohet me 3 fermerë të tjerë përfiton i pari financimin 100% nga Skema Kombëtare 2024.
Kështu u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë takimit me fermerët në Dimal, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, njëherazi drejtues politik i Qarkut Berat.
Gjatë takimit u prezantuan 8 masat mbështetëse dhe risitë e Skemës 2024, teksa ministrja iu përgjigj pyetjeve dhe çdo paqartësie të fermerëve, për të siguruar një proces sa më të mbarë e me cilësi të aplikimeve, që çelen në datën 27 mars./ata