Është identifikuar nga i vëllai i riu shqiptar që u vra gabimisht gjatë përplasjes me armë  të dy bandave shqiptare në lokalin në Athinë.

Viktima mësohet se punonte si hidraulik në Greqi. Ai po pinte kafe në ambientet e brendshme të lokalit kur u qëllua aksidentalisht me armë në klavikul.

 

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi mes dy grupeve shqiptarë të trafikut të drogës, ku njëri përbëhej nga 4 anëtarë dhe tjetri nga 3.

 

Ata konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë, të përfshirë në grupe kriminale të trafikut të drogës.