Përfaqësues të Autoritet Portual Durrës morën pjesë krah partnerëve të linjës në takimin e parë të Projektit Treasure – INTERREG Euro-Med Programme.

Përmes një njoftimi për shtyp APD bën të ditur se, “kontributi në këtë projekt thelbësor në mbrojtje të biodiversitetit dhe infrastrukturës së gjelbër, në të dy portet e kompleksit portual Durrës-Porto Romano, mbetet prioritet i kompanisë tonë me qëllim reduktimin e të gjitha formave të ndotjes gjatë aktivitetit portual”.

Sipas APD, projekti mbështet nevojat e Autoritetit me dy porte për mbrojtje të integruar të mjedisit detar, në përputhje me normat europiane të cilësisë si dhe në zbatim të standardeve të ISO 14001:2015.

Ekspertët në këtë takim,vunë theksin se, “dinamika e zhvillimeve të Marinës Detare, krahas aktivitetit të përditshëm portual, shoqërohet me zhvillim të qëndrueshëm, që kërkon monitorim dhe matje të parametrave mjedisorë, me qëllim mbrojtjen e mjedisit detar”.

Sipas tyre, sfidat, eksperiencat dhe inovacioni janë përshtatur më së miri në Portin e ri në Porto Romano, ku synohet arritja e standardeve sipas normativave të përditësuara të Bashkimit Europian./ata