Njësitë speciale të Departamentit të Policisë së New York-ut (NYPD) mbërritën në kampusin e Universitetit Columbia në New York dhe arrestuan studentë pro-palestinezë që vazhdojnë protestat e tyre në sallën historike Hamilton.

Kampi i Solidaritetit me Gazë, i cili u krijua nga studentët në kampusin Morningside Heights të Universitetit Columbia para një kohe, u shpërnda me ndërhyrjen e ekipeve të policisë.

Policia mbërriti në ndërtesën e Hamilton Hall, ku kishin hyrë së fundmi studentët protestues, me ndihmën e kamionëve të mëdhenj dhe rampave të përgatitura posaçërisht, ndërsa u protestuan nga publiku i mbledhur pranë rrugës Amsterdam.

Policia e cila hyri në ndërtesën e Hamilton Hall nga dritarja dhe theu barrikadat brenda, ndërhyri ashpër duke nxjerrë dhjetëra studentë nga kampusi dhe i arrestoi ato.

Policia e New Yorkut gjithashtu hoqi tendat e Kampit të Solidaritetit me Gazën nga zona e kampusit.

Në deklaratën e bërë nga Universiteti Columbia pak para ndërhyrjes së policisë, thuhej se NYPD-së i është kërkuar ndihmë për të rivendosur sigurinë dhe rendin në komunitet./aa