“Tomato.al” është një prej kompanive që operon prej 10 vitesh dhe eksporton fruta-perimet shqiptare në rajon dhe shumë vende europiane.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e  Altinit nga pika e grumbullimit “Tomato. al”, që tregon për punën dhe arritjet e kësaj sipërmarrjeje.

Sot kjo pikë grumbullimi konsiderohet një nga më të rëndësishmet në zonën e Beratit.

“Prej 10 vitesh ne grumbullojmë prodhimet bujqësore nga fermerët e zonës, i selektojmë dhe paketojmë në magazinë dhe i eksportojmë ato në tregjet e huaja europiane”, u shpreh Altini.

Sipas tij, prodhimi bujqësor është konform standardeve dhe eksportet vijojnë sipas  marrëveshjeve që kanë me tregun e huaj./ata