Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama paralajmëroi sot se nesër në orën 10.00 do të zhvilloj një takim me grupin parlamentar të PS-së si dhe me kabinetin qeverisës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama bën me dije edhe çështjet për të cilat do të diskutohet.

Në foton e publikuar, Rama ka zgjedhur një bluzë të veçantë atë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të lajmëruar edhe nismën të cilën do e bëjë të ditur në mbledhjen e së nesërmes.

“Qeverisja, ligji, korrupsioni dhe një nismë e re kombëtare për Shqipërinë 2030″, thekson kryeministri Rama do jenë temat për të cilat do t’i adresohet grupit parlamentar të PS-së si dhe kabinetin qeveritar./ata