Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot ministrin e Shtetit kundër Emigrimit të Paligjshëm të Mbretërisë së Bashkuar, Michael Tomlinson.

Hasani theksoi në rrjetet sociale se me ministrin Tomlinson diskutoi lidhjet e forta dypalëshe dhe dialogun mjaft të mirë politik mes dy vendeve, me fokus në strategjitë për të rritur përpjekjet e përbashkëta në trajtimin e migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

“Kuadri ligjor dypalësh në mbështetje të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar ka rol vendimtar në adresimin efektiv të këtyre sfidave”, u shpreh Hasani.

Tomlinson ishte sot në Tiranë si pjesë e Konferencës Ndërministeriale të vendeve të Ballkanit Perëndimor “Bashkëpunimi për Sigurinë dhe Flukset Migratore përmes Ballkanit Perëndimor”./ata