Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uroi sot fëmijët me rastin e 1 qershorit, “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”.
Meta e cilësoi 1 qershorin si një festë shumë të veçantë.
Ai u shpreh se fëmijët shqiptarë meritojnë një Shqipëri të mundësive, të sigurt dhe të bekuar.
“Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve shqiptarë! Një ditë shumë e veçantë feste dhe gëzimi për Partinë e Lirisë, sot mes qindra fëmijëve të mrekullueshëm, që bashkë me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre meritojnë një Shqipëri të mundësive, të sigurt dhe të bekuar, ku të realizojnë ëndrrat shumëngjyrëshe dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre!”, u shpreh Meta në urimin e tij./ata