Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, gjatë prezantimit të Manifestit të Forumit të Gruas së Partisë Socialiste, Klosi vlerësoi se forumi ia ka dalë të dëshmohet si një mekanizëm i jashtëzakonshëm i funksionimit të PS-së”.
“Forumi i grave në PS është një nga ato shtyllat e rëndësishme mbi të cilën PS ia ka dalë që të ketë një jetëgjatësi në politikë, të jetë një parti më e forta në Shqipëri, por edhe një parti e fortë krahasuar me shumë parti të tjera”, tha Klosi.
Klosi vlerësoi se mbështetur te kjo frymë PS po forcohet çdo ditë e më shumë dhe ia ka dalë të jetë kaq e fortë, e mirëorganizuar dhe përfaqësuese.
“Forumi i grave është një forum shumë i fortë dhe është sot një armë shumë e fortë jo vetëm për funksionimin tonë të brendshëm, por edhe një armë jashtëzakonisht e nevojshme në fitoren tonë të garës së ardhme elektorale. PS dhe Edi Rama kërkon me gjithë të drejtën e mbështetjes popullore fitoren e mandatit të 4-t”, tha ai.
Në këtë drejtim, Klosi vlerësoi se puna që po bën Forumi i Gruas në PS është një moment i jashtëzakonshëm në përgatitjen e garës së ardhshme elektorale.
“Forumi i Gruas në PS është një strukturë që funksionon. Ia dolët të kishit një strukturim të pozicioneve të gjithë strukturave tona drejtuese. Ne ja dolëm të kishim 33 mijë anëtarësime të reja ku pothuajse gjysma e tyre ishin gra dhe vajza. Forumi ia doli që në PS të pranonte një numër grash dhe vajzash, aq sa partitë e tjera nuk kanë anëtarë gjithë partia”, tha Klosi./ata