Lëvizja Hezbollah ka kryer sulm intensiv me raketa kundër rajoneve veriore të Izraelit.

Sipas lajmit në radion e ushtrisë izraelite, një sulm intensiv me raketa ka ndodhur nga jugu i Libanit në rajonet veriore të Izraelit.

Sirenat po bien në shumë vendbanime në rajonin e Jalilit të Epërm, i cili është në kufi me Safedin dhe Tabariya.

Në lajmin e gazetës "Times of Israel", sirenat kanë rënë në të paktën 52 vendbanime në vijën kufitare.

Disa media lokale në Liban raportuan se Hezbollahu lëshoi ​​të paktën 100 raketa përnjëherësh.

Nuk ka ende asnjë deklaratë nga Hezbollahu dhe ushtria izraelite.

Sulmet me raketa erdhën pasi komandanti në terren i Hezbollahut, Talib Sami Abdullah u vra në sulmin ajror të Izraelit në jug të Libanit./aa