Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Ura e Gimajve në Bashkinë e Shkodrës.
Kryeministri u shpreh se kjo është një tjetër vepër e përfunduar që lidh fshatrat Gimaj dhe Nenmavriq me rrugën kryesore.
Rama nënvizoi se Ura e Gimajve lehtëson aksesin për familjet e të dy fshatrave.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se ura krijon edhe një kusht të nevojshëm për eksplorimin e asaj zone të bukur nga vizitorët e turistët.
Qyteti i Shkodrës por edhe fshatrat rrethe e qark kanë njohur investime të rëndësishme si në funksion të cilësisë së jetës së banorëve por edhe me synimin e tërheqjes së vizitorëve të huaj ndërsa vendi përjeton bum turistik.
Zona e Shkodrës është ndër më të vizituarat nga turistët e huaj për trashëgiminë por edhe për peizazhet e mrekullueshme natyrore./ata