Liqenit të Shkodrës iu shtuan sot 30 mijë rasate krapi. Në ceremoni morën pjesë ministjra e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci dhe ai i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, në një postim në rrjetet sociale, duke ndarë fotografi nga hedhja e 30 mijë rasateve të troftës, thekson se synimi i kësaj iniciative është pasurimi dhe ripopullimi i kësaj pasurie natyrore.
“Me kryetarin e Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe kryetarin e Bashkisë së Malësisë Madhe Tonin Marinaj, lëshuam me sukses në liqenin e Shkodrës 30 mijë rasate krapi të prodhuara nga organizata e menaxhimit të peshkimit në Shkodër në kuadër të projektit “Programi i Granteve të Vogla të Fondit Global për Mjedisin”, si një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së biodiversitetit dhe mbështetjes së peshkimit artisanal”, shkruan Denaj.
Ministrja Denaj tha se qeveria mbetet e angazhuar për t’i dhënë këtij ekosistemi të rëndësishëm mbështetjen e nevojshme, për zhvillimin e mëtejshëm të Ekonomisë Blu./ata