Europa do të përfitojë 800 miliardë euro këtë sezon veror nga shpenzimet e turistëve, por një rol kryesor në rritjen e të ardhurave do ta luajnë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Komisioni Europian në pritshmëritë e turizmit për tremujorin e dytë të 2024 parashikon se Shqipëria do të rrisë fuqinë e saj në industrinë e turizmit me 86% këtë vit. Duke lënë pas destinacionet tipike si Mali i Zi, Greqi, Itali dhe Portugali.
Kjo rritje sipas Komisionit Europian do të vijë si pasojë çmimeve të lira, por dhe faktit se Shqipëria është një destinacion i pazbuluar për shumë turistë.
Përballë një reklamimi të tillë, turistët që tashmë e kanë frekuentuar Shqipërinë kanë braktisur zonat e shtrenjta në Shqipëri, kryesisht ato në jug të vendit.
Shpërndarja e turistëve sipas Komisionit Europian drejt destinacioneve të panjohura, po lehtëson mbiturizmin e vendeve të zhvilluara. Detyrimisht një rënie e të ardhurave do të vërehet kryesisht në Itali, Francë Gjermani e Angli./Tema