Drejtoria e Përgjithshme e Doganave gjatë muajit korrik 2024, arkëtoi 21,3 miliardë lekë të ardhura në buxhet, ose rreth 105% e planit të të ardhurave.

Sipas të dhënave të publikuara nga kjo administratë, në muajin e shtatë të vitit u realizuan rreth 2,5 miliardë lekë , ose 25 milionë euro më shumë, krahasuar me të njëjnën periudhë 2023.

Rritja e turizmit ka ndikuar në konsumin e mallrave të akcizës që mbajnë peshën kryesore tek të ardhurat doganore.

Një rekord i veçantë kanë qenë zhdoganimet e mallrave të akcizës ku karburantet kanë arritur në sasinë 67,200 tonë ose rreth 6,000 tonë më shumë se në korrik 2023.

Cigare rreth 300 tonë ose rreth 20 tonë më shumë se muaji korrik 2023, kafe rreth 700 tonë ose 20 tonë më shumë se në korrik 2023 dhe birrë 12,800 tonë ose rreth 1,500 tonë më shumë se në korrik 2023./ata