Akademia Politike e Partisë Socialiste ka nxjerrë në terren studentët që sapo përfunduan me përkushtim e sukses kurset e edicionit të parë.
Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, i cili ndau në rrjetet sociale momente me të rinjtë që ndoqën Akademinë Politike të PS-së.
Partia Socialiste hapi më 9 prill aplikimet për regjistrime në Akademinë Politike.
Pjesëmarrja në këtë akademi konsiderohet një eksperiencë të re për të rinjtë e të rejat që duan më tepër njohuri mbi zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste dhe sigurisht të PS-së.
Përmes pjesëmarrjes në këtë akademi të rinjtë fitojnë një eksperiencë të re duke mësuar më shumë mbi historinë, idetë, zhvillimet e lëvizjeve të partive progresiste.
Kjo realizohet edhe përmes komunikimit me protagonistë të saj, figura të spikatura të së majtës europiane me histori në qeverisjen e vendeve të BE-së, aktivistë në partitë e Internacionales Socialiste apo Partinë e Socialistëve Europianë, pedagogë të teorisë politike në universitete shqiptare e të huaja, si edhe opinionistë e gazetarë të njohur në mediet ndërkombëtare./ata