Në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama dhe kryekomisionerin Europian Varhelyi, përfaqësuesi i lartë ti BE-së Borrel, u pyet nga gazetarët se cili është pozicionimi i BE për Berishën të shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara Amerikës dhe Britania e Madhe.

 

Borrell tha se nuk ka informacione për sanksione nga BE për zyrtarë shqiptarë.

 

Pyetje: Cili është pozicionimi i BE për Berishën që është shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe?

 

Borrell: Nga ana jone e vetmja gjë që mund të themi është që ne i marrim vendimet nga Këshilli. Ende nuk kam një proozim për sanksione për një qytetar shqiptar.