Në Konsullatën e Përgjithshme të vendit tonë në Nju-Jork për periudhën janar – shtator 2024 janë ofruar 2 600 shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në SHBA, Meksikë, Panama, Republikë Domenikane, Kosta-Rika, Guatemala, Havai e Bahamas.
Ministri për Evvropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri të ditur se në total janë 107 mijë shërbime konsullore të kryera gjatë vitit 2024, në 42 poste konsullore në ambasada dhe konsullata të përgjithshme, që mbulojnë thuajse të gjithë botën.
Ai theksoi se prioritet është lehtësimi dhe modernizimi i procedurave konsullore për t’iu gjendur sa më pranë qytetarëve shqiptarë./ata